Shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është funksional
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është plotësisht funksional. Aktualisht, kësaj porcedure i nënshtrohen më shumë se 90 pacientë, kurse pacientët që janë në pritje, trajtohen sipas listës së planifikuar nga mjekët onkologë. Në bazë të raportit të…

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është plotësisht funksional.
Aktualisht, kësaj porcedure i nënshtrohen më shumë se 90 pacientë, kurse pacientët që janë në pritje, trajtohen sipas listës së planifikuar nga mjekët onkologë.
Në bazë të raportit të sotëm, Klinika e Onkologjisë ka një furnizim stabil me barna e citostatikë dhe përmbush 80% të kërkesave, derisa po punohet me angazhim të plotë që të sigurohet edhe pjesa tjetër.
Gjithashtu, menaxhmenti i SHSKUK-së, i emëruar së fundmi, është duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike, në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi. Përshkrimi i terapisë, ndërkaq, do të bëhet vetëm përmes konsiliumeve mjekësore, që janë kompetente për përshkrim të terapisë onkologjike.