Shërbimet irakiane zbulojnë qëllimet për sulme të IS në Francë e SHBA

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi tha se një operacion i inteligjencës në vendin e tij e ka zbuluar një plan për sulm të menjëhershëm në sistemet e metrosë në Paris dhe në Shtetet e Bashkuara.

Bota

25/09/2014 19:46

Duke folur në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, al-Abadi tha se ai ishte informuar për këtë komplot gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, ky ishte komplot i militantëve të grupit ekstremist “Shteti Islamik” në Irak.

Aktualisht kundër caqeve të grupit militant IS në Irak dhe Siri po ndërmerren sulme ajrore nga koalicioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.