Shënon Berisha, përgjigjet Haliti
Derbi i A-League në Australi mes liderit Brisbane Roar dhe ndjekësit të parë, Western Sydney Wanderers përfundoi në barazimin 1:1. E veçanta e këtij ballafaqimi ishte se golashënues ishin dy sulmues kosovarë. Besart Berisha kaloi Brisbanen në epërsi me golin e tij në minutën e 14’të. Sulmuesi i cili do të largohet nga klubi në…

Sport
Derbi i A-League në Australi mes liderit Brisbane Roar dhe ndjekësit të parë, Western Sydney Wanderers përfundoi në barazimin 1:1.
E veçanta e këtij ballafaqimi ishte se golashënues ishin dy sulmues kosovarë.
Besart Berisha kaloi Brisbanen në epërsi me golin e tij në minutën e 14’të. Sulmuesi i cili do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni pasi ka arritur marrëveshje me Melbourne Victory e dërgoi Brisbanen në avantazh, me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Por, atëherë kur pritej që Roar të ruajë epërsinë për të shënuar një fitore shumë të rëndësishme për të shtuar kryesimin në tabelë, në skenë doli Labinot Haliti i cili barazoi rezultatin me golin e tij në minutën e 85’të.
Skuadrat i ndanë pikët. Brisbane udhëheq me 38 pikë dhe ndiqet nga Western Sydney Wanderers me 31, por lideri ka një ndeshje më pak të zhvilluar.