Shënojnë gola nga prapa portës

Futbollistët e Francës e kanë sprovuar veten në stërvitje, duke u munduar të shënojnë nga prapa portës, për të qenë sa më precizë, para ndeshjes së rëndësishme ndaj Gjermanisë, në Էerekfinale të Botërorit.

Sport

03/07/2014 10:39

Një formë e çuditshme e ushtrimeve është parë në qendrën stërvitore të Francë në Stade Santa Cruz të Ribeirao Preto, ku futbollistë si Pogba, Cabaye e Giroud, u munduan të shënonin në tentimet e tyre nga prapa portës. Sigurisht, më i suksesshmi ishte mesfushori i Juventusit.

Kjo ndoshta është një mënyrë e mirë e ushtrimeve para ndeshjes vendimtare kundër Gjermanisë, në çerekfinale, e cila do të zhvillohet të premten.

Të shohim nëse treshja e ka shtuar precizitetin, para ndeshjes me ekipin e Joachim Low.