Shënohet ndër nokautët më të shpejt në histori, luftëtari i MMA fitoi vetëm pas tetë sekondave

Një skenë e pabesueshme është parë gjatë “UAE Ëarriors 39”, ku në Abu Dhabi është zhvilluar një duel mes Rustem Kudaibergenov dhe Ilkom Nazimov në MMA. Kudaibergenov fitoi me një nokaut brutal pas vetëm tetë sekondash të luftës dhe më pas pati pothuajse një përleshje midis Nazimovit të nokautuar dhe gjyqtarit. Pasi Kudaibergenov goditi kundërshtarin…

Sport

19/03/2023 17:36

Një skenë e pabesueshme është parë gjatë “UAE Ëarriors 39”, ku në Abu Dhabi është zhvilluar një duel mes Rustem Kudaibergenov dhe Ilkom Nazimov në MMA.

Kudaibergenov fitoi me një nokaut brutal pas vetëm tetë sekondash të luftës dhe më pas pati pothuajse një përleshje midis Nazimovit të nokautuar dhe gjyqtarit.

Pasi Kudaibergenov goditi kundërshtarin e tij në kokë me një goditje brutale me të djathtën, lufta përfundoi me vendim të gjyqtarit.

Si pasojë e goditjes së ashpër, Nazimov u çorientua plotësisht, ndaj mendoi se gjyqtari ishte rivali i tij dhe pasi u ngrit nga dyshemeja, hyri në një duel me të.

Në fund, sigurimi duhej të ndërhynte dhe të qetësonte rivalin e nokautuar, i cili vetëm më vonë e kuptoi se ishte gjyqtari dhe ndaloi sulmet e tij./Lajmi.net/