Shënohet Dita Botërore e Akreditimit

​Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se sot do të shënojë 9 qershorin, Ditën Botërore të Akreditimit.

Lajme

09/06/2016 08:16

Në një njoftim për media, thuhet se 9 qershori 2016 shënon Ditën Botërore të Akredimit si një nismë globale, e iniciuar bashkërisht nga Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit dhe Laboratori Ndërkombëtar i Bashkëpunimit për Akredim, për të ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e akreditimit.

“Këtë vit, fokusi i temës është mbi atë se si akreditimi mund të jetë një mjet global për të mbështetur politikat publike në të gjitha fushat e sektorit publik, qeveritë lokale, qendrore dhe rregulloratorët”, thuhet në njoftim.

Sikurse gjatë viteve të kaluara, kjo ditë do të festohet në gjithë botën me organizimin e ngjarjeve madhore kombëtare, seminareve dhe ngjarjeve mediatike për t’ua komunikuar vlerën e akreditimit Qeverisë, rregullatorëve dhe udhëheqësve të komunitetit të biznesit.

Organizimi do të mbahet në Prishtinë, në hotelin Sirius nga ora 09:00.