Shënjimi i kufirit me Malin e Zi, garantohet tërësia territoriale e Kosovës

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka bërë të ditur se procesi i demarkacionit me Malin e Zi është në fazën përfundimtare.

Lajme

12/05/2015 16:39

Në një informatë për media të këtij komisioni, thuhet se çështja e kufirit me Malin e Zi do të vendoset në përputhshmëri me Kushtetutën e vitit 1974, dhe se Kosovës nuk do ti rrezikohet asnjë metër katror.

“Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror është përfundim të shënjimit të vijës kufitare në mënyrë transparente, shumë profesionale, me përgjegjësi të plotë, sipas ligjit dhe marrëveshjes ndërkombëtare”.

“Me këtë garantohet, qe Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes se saj. E gjithë kjo është  në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, sipas kufirit të  KSAK 31 Dhjetor 1988 dhe gjendjes se tanishme 2015. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me  Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, me 17. Shkurt 2008”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Komisioni në kufirin Kosovë-Mali i Zi Kufiri Kosovë-Mali i Zi