Shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj është serioze

Mësoni se cilat janë shenjat që tregojnë se partneri dëshiron ta kalojë jetën me ju, dhe jo vetëm të argëtohet.

Lifestyle

27/11/2014 15:07

Shumica e njerëzve janë aktualisht në një lloj marrëdhënie apo kontakti me dikë tjetër. Marrëdhëniet tona shpesh herë keqkuptohen apo bëhen më të thella dhe më kuptimplotë. Mësoni se cilat janë shenjat që tregojnë nëse partneri është duke e cilësuar marrëdhënien vetëm si argëtim apo diçka më shumë po ndodhë mes jush.

Kjo është ajo koha kur ne fillojmë ta pyesim vetën se a po pëlqehemi apo po duhemi dhe nëse personi me të cilin po kemi kontakt është i duhuri. Megjithatë, marrëdhëniet serioze nuk mund të jenë të gjitha një tërheqje e thjeshtë, pa marrë parasysh sa e fuqishme mund të jetë ajo.

Zemra juaj nuk duhet të ketë dyshime për atë se çfarë ju thotë mendja. Kjo është ajo çfarë ne e quajmë harmoni dhe balancë. Nëse ata nuk pajtohen, atëherë shanset janë që jeni me personin e gabuar. Është një hap shumë i përgjegjshëm për të vendosur nëse do të kaloni pjesën tjetër të jetës me dikë që keni ndjenja për të, transmeton Lajmi.net.

Këtu është një listë e pikave që ju duhet t’i mbani në mend në kërkim të partnerit tuaj të jetës.

1. Vëmendja dhe kujdesi
A mendoni se personi me të cilin jeni kujdeset për ju apo vetëm ju kushton vëmendje? Ne ju kushtojmë vëmendje edhe të huajve pasi që dëshirojmë të jemi të pranueshëm në shoqëri. Përveç kësaj, të kushtosh vëmendje do të thotë që të jesh i sjellshëm dhe nuk do të thotë se jeni në dashuri me atë person. Por kur ju kujdeseni për të, është shumë më ndryshe. Ne shpesh u kushtojmë vëmendje atyre prej të cilëve kemi disa përfitime ndërsa kujdesi është një ndjenjë më serioze.

2. Fjalët vs veprat
Ne duam që të duhemi dhe disa prej nesh nuk mund ta shmangim simpatinë që e kemi për ata të cilët premtojnë shumë. Njerëzit mund të përdorin naivitetin tuaj kundër jush duke ju bërë të besoni se ata janë të duhurit që mund t’i bëjnë të gjitha ëndrrat tuaja realitet. Megjithatë, mos bini shumë lehtë pre e premtimeve të tilla. Zakonisht ato janë boshe. Si rregull, personi i cili dëshiron me të vërtetë të jetë pjesë e jetës tënde do të veprojë më shumë dhe do të flasë më pak. Është e vështirë që të gjeni një person për të cilin shqetësimet tona do të jenë prioriteti numër një. Por nëse ka një person të tillë në jetën tuaj, të jeni i/e sigurt që ju jeni duke u dashur.

3. Të folurit dhe dëgjimi
Kushtoni vëmendje në mënyrë të njëjtë siç edhe partneri juaj ju kushton juve kur ju flisni. Ne mund të jemi dëgjues të mirë vetëm kur personi me të cilin jemi duke biseduar është i rëndësishëm për ne. Është pothuajse e pamundur të imitosh një bisedë me interes të njëjtë. Dëgjimi përfshin dëshirën për të bërë ndryshime, përderisa mosdëgjimi nuk çon askund, transmeton Lajmi.net.

4. Interesi
Shumica e njerëzve me të cilët jemi miq janë të interesuar në ne dhe duan të dinë se si ne jetojmë dhe atë që ne bëjmë. Vetëm pak njerëz janë të gatshëm të investojnë veten e tyre në ju dhe të bëjnë diçka të rëndësishme në mënyrë që të ju bëjnë më të lumtur. Mos e fajësoni personin nëse nuk e ndjeni këtë – kjo thjeshtë do të thotë se jeni vetëm shokë, që është mirë, por definitivisht jo partnerë të jetës. Nëse objektivi juaj është që të krijoni familje, atëherë duhet të gjeni dikë që është i gatshëm të investojë në ju dhe në marrëdhënien tuaj.

5. Shqetësimet vs përfshirja
A është partneri juaj i shqetësuar apo i përfshirë në jetën tuaj? Një njeri i cili planifikon që ta kalojë tërë jetën e tij me ju do të dëshirojë që të merr pjesë në çdo aspekt të jetës tuaj, qoftë në momente të lumtura qoftë në ato të pikëlluara. Vendosni një takim me të afërmit dhe familjen tuaj për të vendosur nëse ai përshtatet me ta. A dëshiron ai të takohet me vëllezërit dhe motrat tuaja, prindërit dhe miqtë tuaj më të mirë? Nëse jo, atëherë ai nuk është i përfshirë plotësisht dhe nuk është serioz në lidhje me marrëdhënien tuaj, transmeton Lajmi.net.

6. Të menduarit për ty
Ndershmëria është rregulla më e mirë. Ky proverb ju mëson që ta rrethoni vetën me ata të cilët do ju thonë të vërtetën pa marrë parasysh çfarë. Ju gjithmonë do të ndjeni në qoftë se ai është thjeshtë duke ju kritikuar juve apo duke e shprehur mendimin e tij duke u munduar që t’ju jap një këshillë dhe duke ju ndihmuar. Mos e lejoni partnerin tuaj të manipulojë me ju apo të ju shtyj që të bëni atë që ju e mendoni se është gabim për tu bërë. Ju keni nevojë për njerëz të cilët janë në gjendje të ju inspirojnë dhe të ju ndihmojnë juve. Ai që ju dashuron do të dëshirojë më të mirën për ty. Pas gjithë kësaj, misioni i tij është që të ju bëj të lumtur, të ju mbrojë dhe të jetë pjesë e zgjidhjes.