Shenja e komunikacionit që 7 ditë e rrëzuar në qendër të Prishtinës

Një shenjë e komunikacionit po qëndron e prishur tash e një javë dhe organet komunale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim deri më tani, duke e neglizhuar këtë rast.

Lajme

17/07/2021 12:14

Në rrugën afër katedrales “Nënë Tereza”, saktësisht tek objekti i Radio Kosovës, në mes të rrugës është prishur një shenjë komunikacioni.

Shenja po qëndron në pjesën që ndan të dy korsitë e rrugës dhe pavarësisht rrezikut, atë nuk e larguan organet kompetente dhe as nuk morën mundin ta rregullojnë.

Shenja e komunikacionit tash e shtatë ditë është në atë gjendje dhe është rrëzuar pikërisht në vendin ku qarkullimi i veturave dhe qytetarëve është shumë i madh.

Qytetarët janë ankuar se kjo shenjë e komunikacionit po i pengon ata gjatë lëvizjes dhe kritikojnë organet përgjegjëse për mosveprim. /Lajmi.net/