Shën Valentini i parakohshëm për Afërdita Dreshajn! Publikon dhuratën e parë

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te dita e të dashuruarve 'Shën Valentini' dhe Afërdita Dreshaj veçse e ka pranuar dhuratën e parë.

ShowBiz

11/02/2018 22:31

I fejuari i saj, hokeisti çek Jakub Kindl është kujdesur që gruan më të rëndësishme për të ta gëzoi me një dhuratë të parakohshme në prag të ditës së rëndësishme për çiftet, shkruan lajmi.net

Bazuar nga jashtë dhurata mësohet se është e markës ‘Saint Laurent’ por çfarë ka brenda Afërdita nuk na ka treguar.

Kujtojmë se ajo dhe Jakub nuk ka shumë muaj që e kurorëzuan dashurinë me fejesë ndërsa planet për t’u martuar nuk mungojnë./Lajmi.net/

screenshot_1