Shën Gjergji në Prizren (Foto-Video)

Prizreni po e shënon sot njërin nga manifestimet kryesore të ditës së “Shën Gjergjit”. Tradicionalisht, 5 maji në qytetin historik, mbledhë qindra qytetarë pranë tyrbes së Karabashit (Kryeziut), për të festuar kështu ditën që ndanë periudhën e ftohtë me atë të ngrohtë të vitit.

Lajme

05/05/2015 18:45

Edhe sot, qindra qytetarë janë mbledhur rreth po të njëjtit vend, ku gjenden edhe varrezat e vjetra të qytetit. Si zakonisht ata sillen rreth kësaj tyrbe, vendosin të holla për fat, apo edhe pinë ujë në një burim që gjendet afër këtij objekti.

Shën Gjergji, thuhet të jetë një festë pagane e cila daton nga lashtësia Ilirie, atëherë kur ata besonin në shumë perëndi.

Lajmi.net u sjellë me anë të fotografive dhe videos atmosferën festive në Prizren.

YouTube player

11207947_10205860285498382_1516337992_o11215251_10205860286938418_924840796_o11230207_10205860288538458_468773369_o11241921_10205860285178374_594538249_oshen gjergji