Shembulli i këmbënguljes dhe besimit: E mposhti kancerin dhe nënshkroi kontratë me Man Utd

Max Taylor është një djalë që me siguri do të jetë një shembull i besimit dhe punës së palodhur në të ardhmen, duke i tejkaluar edhe momentet më të vështira.

Sport

20/05/2020 23:53

20 vjeçari ishte diagnostikua me kancer, ku duhej edhe të trajtohej.

Sidoqoftë, sëmundja nuk mund t’ia ndalte ëndrrën për t’u bërë një futbollist profesionist. Në nëntor të vitit 2019 ai është rikthyer në stërvitje.

Ajo histori ka vazhduar deri më sot, ku Taylor ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Manchester United, përcjell lajmi.net.

‘Djajtë e Kuq’ besojnë në talentin e futbollistit, duke pritur shumë në të ardhmen nga ai./Lajmi.net/