Shembulli fantastik i tifozëve të Ajaxit, ja çfarë kanë bërë pas humbjes nga Tottenham

Tifozët e Ajaxit janë "fitues" të ndeshjes kundër Tottenham Hotspur.

Sport

09/05/2019 08:43

Tifozët e Ajaxit e ndanë dëshpërimin e tyre me futbollistët pas eliminimit të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve.

Por, ata po ashtu dhanë një shembull të mrekullueshëm të tifozëve, karshi ekipit fitues, Tottenham.

“Spurs” u rikthyen nga disavantazhi prej tre golash me rezultat të përgjithshëm duke fituar 2:3 në Amsterdam dhe u kualifikuan në finalen e Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Kurse, pas takimit ata morën duartrokitje nga publiku në Amsterdam për paraqitjen e tyre fantastike dhe rikthimin e madh në pjesën e dytë edhe pse shuan ëndrrën e ekipit të ri të Ajaxit për kualifikim në finale. /Lajmi.net/