Shembja e çatisë së stacionit hekurudhor, Serbia arreston 11 persona

Zyra e Prokurorit të Lartë në qytetin serb të Novi Sadit tha të enjten se 11 persona u arrestuan në lidhje me shembjen e çatisë së një stacioni hekurudhor në fillim të këtij muaji që la 15 të vdekur. Çatia e rinovuar së fundmi e stacionit në qytetin verior u shemb më 1 nëntor duke…

Lajme

21/11/2024 09:58

Zyra e Prokurorit të Lartë në qytetin serb të Novi Sadit tha të enjten se 11 persona u arrestuan në lidhje me shembjen e çatisë së një stacioni hekurudhor në fillim të këtij muaji që la 15 të vdekur.

Çatia e rinovuar së fundmi e stacionit në qytetin verior u shemb më 1 nëntor duke lënë të vdekur 14 persona në atë kohë dhe duke lënduar tre të tjerë, raporton Reuters.

Të dielën një nga të lënduar ka ndërruar jetë, duke e çuar numrin total të viktimave në 15.

Një ditë më parë, Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në këtë vend, Tomislav Momiroviq është dorëhequr për shkak të kësaj tragjedie.