Shembet miniera në Afrikën e Jugut, bllokohen mbi 80 persona

Të paktën 87 persona janë bllokuar nën tokë pas shembjes së një miniere ari në provincën Mpumalanga në verilindje të Republikës së Afrikës së Jugut, ndërsa 80 punëtorë janë shpëtuar.

Bota

05/02/2016 14:50

Zëdhënësi i Sindikatës së Minatorëve afrikano-jugor, Manzini Zungu tha se 52 punëtorë janë ngujuar pas shembjes së godinës sipër minierës së arit, në momentin kur 35 minatorë gjendeshin nën tokë.

Zungu njoftoi se ekipet e shpëtimit deri tani kanë nxjerrë 80 minatorë dhe tani për tani nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar fatkeqësinë.

Miniera gjendet rreth 360 kilometra në lindje të Johannesburgut, raporton Anadolu Agency./lajmi.net