Sheila sjell këngën ‘Baby Lover’

Sheila Haxhiraj e ka sjell projektin e ri. Këngëtarja shqiptare e ka prezantuar të shtunën këngën e saj më të re, të quajtur ‘Baby Lover’. Kënga më e re e saj duket mjaft ritmike dhe Sheila këndon në të dyja gjuhët: shqip dhe anglisht. “Një falënderim të madh për stafin e mrekullueshëm të Urbangraphics dhe…

ShowBiz

12/01/2014 08:00

Sheila Haxhiraj e ka sjell projektin e ri. Këngëtarja shqiptare e ka prezantuar të shtunën këngën e saj më të re, të quajtur ‘Baby Lover’. Kënga më e re e saj duket mjaft ritmike dhe Sheila këndon në të dyja gjuhët: shqip dhe anglisht.

“Një falënderim të madh për stafin e mrekullueshëm të Urbangraphics dhe për të gjithë ata që kontribuuan në këtë këngë. Dashuri pa fund për të gjithë ju fansa që më suportoni në çdo hap timin. Dashuri nga Sheila”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sheila ishte fituese e edicionit të parë të spektaklit garues ‘X Factor’, ndërsa më pas solli disa këngë, përfshirë këtu edhe një duel me Noizyn, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Festivalit të Këngës. Shijojeni këngën e re të këngëtares simpatike.