Sheiku Abdullah Bin Zayed viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah Bin Zayed Al – Nahyan qëndron sot për vizitë në Kosovë. Ai do të takohet edhe me Kryeministrin Hashim Thaçi .

Lajme

12/03/2014 08:29

Sot vjen për vizitë në Kosovë Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah Bin Zayed Al – Nahyan.

Ai gjatë të mërkurës do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë Prizrenpress njofton se Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren, Kujtim Gashi ka thirrë për sot mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikën e vetme të rendit të ditës: shqyrtim propozimin për shpalljen qytetar nderi të ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah bin Zayed Al-Najan.

Mbledhja do të mbahet më 12 mars 2014 të mërkurën, në sallën për mbledhjet e Kuvendit të komunës së Prizrenit, përkatësisht në ndërtesën e re të Kuvendit, duke filluar në orën 11.00.

Ndryshe, Arabia Saudite kishte njohur Pavarësinë e Kosovës me 20 prill 2009, duke u bërë kështu shteti i 58-të që kishin njohur Kosovën.