“Sheikët” e Nisma-s pozojnë nga Dubai (Foto)

Nisma e drejtuar nga Fatmir Limaj, është mjaftë e ashpër ndaj Qeverisë, për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, por zyrtarët e kësaj partie, duket se nuk bëjnë pjesë te ajo pjesë e qytetarëve të Kosovës, që përballen me varfëri.

Lajme

07/03/2015 21:07

Deputeti i kësaj partie, Haxhi Shala, i cili është edhe bashkëvendas me Limajn, nga fshati Banjë e Malishevës, ka bërë turizëm në qytetin më të shtrenjtë në botë, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai bashkë me kryetarin e Nisma-s, dega në Gjilan Bajram Hasani, kanë publikuar një fotografi, ku shihen tek kanë pozuar të veshur si sheikë, në kullën më të lartë të një qendre tregtare në Dubai.

aa