Sheholli: S’e di a do të mund të hyjnë në komuna kryetarët e rinj

Kreu i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli është skeptik rreth asaj nëse komunat veriore do të funksionojnë siç duhet pas zgjedhjeve të 23 prillit. Sipas tij, do të ketë padëgjueshmëri brutale të serbëve të veriut. Madje, ai shprehu pikëpyetjen nëse kryetarët e rinj do të kenë mundësinë të hyjnë në komuna apo…

Lajme

25/04/2023 23:44

Kreu i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli është skeptik rreth asaj nëse komunat veriore do të funksionojnë siç duhet pas zgjedhjeve të 23 prillit.

Sipas tij, do të ketë padëgjueshmëri brutale të serbëve të veriut. Madje, ai shprehu pikëpyetjen nëse kryetarët e rinj do të kenë mundësinë të hyjnë në komuna apo jo.

Këto deklarime i bëri në një paraqitje për lajmi.net, ndërsa foli edhe për raportet e tij të mira me banorët serbë të veriut.

“Kryetarët e rinj s’di a do të kenë mundësi të hyjnë në komuna”, shtoi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe paraqitja e përzgjedhur.