Sheh fëmijën e saj për herë të parë përmes syzeve elektrike

Në këtë video të shkurtër, ju do të mund të shihni momentin kur një grua e verbër e sheh foshnjën e saj të porsalindur për herë të parë, falë një palë syzeve elektrike të shpikura kohët e fundit.

Fun

01/02/2015 19:48

Gruaja në video, Kathy Bleitz, është verbëruar që nga mosha 11 vjeçare. Ajo vuan nga një kusht i quajtur sëmundja Stargardt, e cila është një sëmundje që shkakton reduktim të të pamurit.

Humbja progresive e të pamurit e lidhur me këtë sëmundje, e cila fillon zakonisht gjatë moshës 10 dhe 20 vjeçare, është për shkak të vdekjes së qelizave të senzorit të dritës në fotoreceptorë në pjesën qendrore të retinës, e cila është e quajtur makula, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse ajo ende nuk është komplet e verbër, ajo ka një të pamur shumë të dobët. Përderisa nuk ka ndonjë trajtim për të ndihmuar atë që ta rikthejë shikimin, është krijuar një teknologji e re e syzeve që e mundëson këtë.

Shpikja e re e mençur mund të bëjë që njerëzit me shikim të dëmtuar ta shohin botën duke përdorur këto syze.

Për më shumë, shikojeni videon më poshtë: