Shefkije Islamaj me akuza kundër Rektorit madje flet edhe për punët e Presidentes (Video)
Ish-Kryesuesja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Shefkije Islamaj, e cila u shkarkua mbrëmë nga detyra pas vendimit të Këshillit Drejtues për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu ka shpërthyer me akuza kundër Zejnullahut. Thotë se Zejnullahu, vendimi për shkarkimin e të cilit u anulua nga ministri Arsim Bajrami, nuk ka nisur asnjë reformë.

Lajme
Shefkije Islamaj thotë se me shkarkimin e saj është liruar nga presioni, i cili sipas saj po bëhet mbi Universitetin e Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
“Ky është presion mbi universitetin kur Presidentja i lë të gjitha punët e rëndësishme që të thotë se ka nis rektori reforma, po s’ka nis reforma rektori. Ku janë ato reforma. Ai po përpiqet të ndryshoj rregulloret, diçka që nuk është detyrë e tij. Këto nuk janë reforma. Ai që e di fjalën reformë. Nuk jemi në gjendje të fillojmë reforma se as nuk jemi përcaktu për çfarë reformash për shkak të problemeve të mëdha në Universitet”, tha Islamaj në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ në RTK.
http://www.dailymotion.com/video/x3antoc_sh-islamaj_news