Shefki Kuqi viziton FFK-në, i gatshëm ta ndihmojë Kosovën

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot ish-futbollistin e njohur kosovar, Shefki Kuqi.

Sport

29/03/2019 10:45

Në këtë takim ishin edhe anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu si dhe ish-futbollisti dhe trajneri, Isa Sadriu.

Me këtë rast ish-futbollisti i Kombëtares së Finlandës dhe shumë skuadrave të njohura angleze i uroi krerët e FFK-së për sukseset e arritura dhe u shpreh i gatshëm për ta mbështetur futbollin e Kosovës kurdo që e kërkon nevoja.

Nga ana tjetër, presidenti Ademi e vlerësoi lartë karrierën e Shefki Kuqit, duke e cilësuar atë dhe shumë futbollistë shqiptarë që luajtën ndër vite në klube të njohura, si ambasadorët më të mirë të Kosovës.

Në fund të takimit presidenti Ademi ia dhuroi Kuqit një fanellë të Kombëtares së Kosovës si dhe një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri”./Lajmi.net/