Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Shefja e KE-së: Nacionalizmi karshi vaksinës antiCovid-19, i rrezikshëm për jetën

19:53 | 16 Shtator 2020

Nacionalizmi karshi vaksinës antiCovid-19 rrezikon jetët, ndërkohë që bashkëpunimi për sa i përket vaksinave i shpëton ato, theksoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kërkimi për një vaksinë kundër COVID-19 është bërë objekt i një konkurrence të hapur në shkallë botërore.

“Përballë krizës që po përballet bota, disa zgjedhin të tërhiqen në vetvete (…) Të gjesh një vaksinë nuk mjafton. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët europianë dhe ata përreth botës të kenë akses në vaksina (…) Askush prej nesh nuk do të jetë i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt “, nënvizoi ajo para Parlamentit Evropian.