Shefi i Red Bull: Thirrja e Mercedes për ndërrim gomash ia humbi Hamiltonit garën ndaj Ferrari

Christian Horner ka dhënë disa komente lidhur me garën e Silverstone.

Sport

05/07/2022 10:04

Grand Prix i Britanisë u fitua nga Carlos Sainz i Ferrari, por mund të përfundonte lehtë te Perez i  Red Bull apo te Lewis Hamilton i Mercedes.

Shefi i Red Bull, Christian Horner beson se Hamilton do të kishte më shumë mundësi po që ndërrimi i gomave të menaxhohej më mirë nga Mercedes.

“Isha i befasuar me Lewis, që me xhirot e mbetura, dhe me degradimin që pati, nuk shkoi në të butat. Ai shkoi në goma të forta në xhiron e 33-të dhe unë mendova se ai do të dilte me të buta, sepse ajo do ta bënte shumë më të lehtë për të”, ka thënë Horner, transmeton lajmi.net.

“Besova se Ferrari nuk do të kishte shanse aty”, shtoi shefi i Red Bull.

Lewis Hamilton përfundoi i treti në garën e Silverstone, por priu disa xhiro para se të ndërronte gomat. /Lajmi.net/