Shefi i OKB-së përshëndet “takimin e vërtetë historik” midis Koreve
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e vlerësoi lart, siç tha ai, takimin e vërtetë historik midis liderëve të Koresë së Veriut dhe të Jugut.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/04/4128F40F-B84F-457E-BD4E-1CCE1ABBC64A_w1023_r1_s.jpg)
Bota
“Shumë në botë u emocionuan nga imazhet e fuqishme të dy liderëve, që u bashkuan për të avancuar harmoninë dhe paqen në Gadishullin Korean”, tha përnes një deklarate Guterres.
Lideri verikorean, Kim Jong Un, dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, u takuan të premten në zonën kufitare, në anën e Koresë së Jugut.
Dy liderët u zotuan për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.
Takimi i tyre pritet t’i hapë rrugë edhe samitit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në muajin maj.
Guterres tha se shpreson vërtet se takimi Trump-Kim do të ndodhë.