Shefi i Njësisë Speciale i lënduar në protestë, dërgohet në Turqi

Shefi i Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, nesër do të niset për mjekim jashtë vendit. 

Lajme

29/01/2015 18:26

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. 

Ai ka pohuar se Ahmeti ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në njërin sy, andaj, mjekët në QKUK, e kanë rekomanduar atë për mjekim në shtetet e jashtme. 

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli,i ka thënë Klanit me telefon se vendi ku do të trajtohet shendeti i Besart Ahmetit është Turqia.