Shefi i EULEX-it dhe ambasadori britanik takojnë Thaçin

(E plotësuar): Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pohuar se është takuar me shefin e EULEX-it, Bernard Borchard dhe me shefin e sektorit për Kosovë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldwell i shoqëruar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff. Ai thotë të ketë diskutuar me këta për gjendjen aktuale në vend ndërsa nuk ka precizuar se për çfarë konkretisht.

Lajme

23/06/2014 12:46

Thaçi i është falënderuar ndihmës së BE-së dhe Britanisë së Madhe për konsolidimin e shtetit, ndërsa nuk ka dhënë më shumë informata mbi takimin, vetëm se ka thënë të ketë folur rreth gjendjes aktuale në vend.

Më poshtë është shkrimi i tij i postuar para pak minutash në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot prita në takime të ndara me shefin e EULEX-it, Berndt Borchardt, dhe me shefin e Sektorit për Kosovë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldëell i shoqëruar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff.

“Diskutuam për gjendjen aktuale në vend dhe iu falënderova për ndihmën e çmueshme të BE-së dhe të Britanisë së Madhe në konsolidimin e shtetit. HTH”.

__________________________________ 

Shefi i Eulex-it, Bernd Borchardt dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff kanë qëndruar sot në mëngjes për rreth një orë në Qeverinë e Kosovës.

Nga kabineti i kreut të qeverisë ka konfirmuar takimin e tyre me kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, duke mos dhënë më shumë detaje.

Derisa për temat e këtij takimi kanë thënë se do të deklarohen, më vonë gjatë ditës .

Vizitat e Cliffit dhe Borchardit në Qeverinë kosovare vijnë një ditë pas trazirave në Mitrovicë. (Klan Kosova)