Shefi i diplomacisë turke nesër në Kosovë
Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan të premten, më 6 shtator 2024, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Turqisë do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe…
Lajme
Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan të premten, më 6 shtator 2024, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm i Turqisë do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij.
Ai do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it, ku Turqia ka komandën e saj që nga tetori i vitit 2023, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.