Shefi i Arsimit, do të ankohet për arsyet që doli nga puna

Refik Beqiri për nëntë vjet ka qenë shef i Arsimit në komunën e Prishtinës. Tashmë atë komuna e ka përjashtuar nga puna.

Lajme

12/03/2015 08:01

Beqiri në një komunikatë për media bën të ditur se është përjashtuar nga puna me një vendim të një komisioni siç thotë ai gjysmak të iniciuar nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Vendimin për largimin nga puna, siç thotë Beqiri e kanë nënshkruar dy anëtarë të komisionit, derisa anëtari i tretë është tërhequr.

Arsyetimet për largimin e tij nga puna, Beqiri i quan banale dhe totalisht të pabaza.

Për detajet e kësaj çka ka ndodhur, Beqiri do të informojë sot në një konferencë për media e paralajmëruar për orën 11 para objektit të komunës së Prishtinës.

Beqiri ka shërbyer në postin e shefit të arsimit në komunë nëntë vjet ndërsa ka përvojë 38 vjeçare në lëmin e arsimit./KosovaPress/