SHBA urdhëron evakuimin e pjesshëm të ambasadës në Bagdad

SHBA ka urdhëruar tërheqjen e të punësuarve nga ambasada në Bagdad.

Bota

15/05/2019 11:16

Uashingtoni urdhëroi largimin e punonjësve të qeverisë jo-emergjente nga Iraku të mërkurën, pas shprehjes së përsëritur të shqetësimeve të SHBA ndaj kërcënimeve nga forcat iraniane.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar tërheqjen e të punësuarve nga ambasada e SHBA në Bagdad dhe konsullata e saj në Erbil, tha ambasada në një deklaratë, raporton “AP”, transmeton lajmi.net.

“Shërbimet normale të vizave në të dy postet do të pezullohen përkohësisht”, tha ai, duke rekomanduar që të prekurit të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk ishte e qartë se sa staf do të largohej. /Lajmi.net/