SHBA u bën thirrje palëve në Mal të Zi të ndjekin rrugën e integrimit euro-atlantik

Ambasadorja amerikane në Podgoricë, Judy Rising Reinke, vlerësoi se bartësit e listës së shumicës qeverisëse në Mal të Zi, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, duhet të përmbushin dhe t’i mbajnë premtimet që kanë dhënë për ta mbajtur vendin drejt integrimeve euro-atlantike. Ndërkaq nga presidenti malazez, Milo Gjukanoviq dhe opozitarët e tjerë për të lënë mënjanë dallimet politike dhe për të punuar në të mirë të interesit publik.