SHBA, tre të arrestuar për përfshirje me IS-in

Zyrtarët amerikanë thonë se tre burra nga Azia qendrore janë arrestuar nën akuzën se planifikonin të siguronin mbështetje materiale për militantët e Shtetit Islamik.

Bota

25/02/2015 19:49

Dy nga burrat, Abdurasul Juraboev, 24 vjeçar nga Uzbekistani, dhe Akhror Saidakhmetov, 19 vjeçar, nga Kazakistani, si duket kishin planifikuar të udhëtonin për në Siri përmes Turqisë për të luftuar së bashku me militantët e IS-it, transmeton REL.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se Juraboev ishte gjithashtu i gatshëm për t’u angazhuar në një akt terrorizmi në Shtetet e Bashkuara, nëse urdhërohet nga IS-i, dhe Saidakhmetov kishte qëllim të kryente një akt të ngjashëm nëse nuk do të mund të udhëtonte.

Burri i tretë, Abror Habibov, 30 vjeçar, gjithashtu i Uzbekistanit, dyshohet se ka ndihmuar në përpjekjet e Saidakhmetov për t’iu bashkuar IS-it.

Burrat pritet të paraqiten para një gjykate në Neë York gjatë ditës së sotme.

Ata do të përballen me një dënim maksimal prej 15 vjet burgimi.