SHBA tërheq stafin diplomatik nga Venezuela
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që këtë javë ta tërheqin të gjithë stafin diplomatik nga Venezuela.

Bota
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar përmes një qëndrimi se ky vendim është marrë pas përkeqësimit të situatës në Caracas, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në një qëndrim në Twitter, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se mbajtja e stafit atje edhe më tej do të paraqiste pengesë për politikën e SHBA-së.
SHBA ka urdhëruar edhe në janarin që stafi jo i domosdoshëm i ambasadës ta lë Venezuelën pas krizës diplomatike që po shtohej.