Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

SHBA tejkalojnë Spanjën për nga numri i viktimave të COVID-19

9:17 | 9 Prill 2020

Në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi më 8 prill kanë vdekur 1,973 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 14,600.

Tani, Shtetet e Bashkuara janë vendi i dyti me më se shumti vdekje, pas Italisë.
E treta në listë është Spanja.

Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e krizës së koronavirusit në SHBA, konfirmoi të mërkurën një tjetër rekord të vdekjeve nga COVID-19.

Mjekët dhe infermierët u shprehën të shqetësuar me shpejtësinë me të cilën pacientëve po u përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe po vdisnin.

Vetëm në këtë shtet janë shënuar 6,268 vdekje nga koronavirusi. Në total, numri i personave të infektuar me virus në botë ka tejkaluar 1.5 milion.