SHBA-të tërheqin stafin diplomatik nga Venezuela
SHBA-të do të tërheqin të gjithë stafin diplomatik nga Venezuela gjatë kësaj jave, për shkak të situatës së përkeqësuar atje, njoftoi departamenti i shtetit.

Bota
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, shkroi në Twitter se “stafi amerikan në Karakas ishte bërë pengesë për politikën amerikane”.
SHBA urdhëroi të gjithë personat jo-thelbësorë të largohen nga Venezuela në janar, në mes të një krize diplomatike në vazhdim.
Shkurtimet e përhapura të energjisë dhe një krizë e rëndë humanitare kanë shkaktuar protesta masive.
Vendimi për largimin e ambasadës erdhi vonë të hënën pas kritikave të Pompeo rreth presidentit venezuelian Nicolás Maduro.