SHBA-të rrezikohen nga përmbytjet, si pasojë e shkrirjes së borës

Parashikuesit e motit paralajmërojnë përmbytje me shkrirje e borës të madhe që ka rënë në veri-lindje të SHBA-ve.

Bota

23/11/2014 10:42

Zyrtarët e shtetit të New York-ut janë të shqetësuar se disa ndërtesa edhe mund të kolapsojnë kur të fillojnë të rreshurat e shiut. Stuhitë deri më tani kanë marrë jetën e 13 personave vetëm në këtë zonë.

Ky shtet ka mbetur i paralizuar nga rënia “historike” e borës.

Qyteti i Buffalo ka vlerësuar se ka rënë borë më shumë gjatë tri ditëve sa që bie zakonisht gjatë një viti, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Vdekja e 13 personave është shkaktuar nga stuhitë, pasi që shumica e tyre kishin vdekur nga ekspozimi në temperatura të ulëta dhe kanë pësuar sulme në zemër. Disa prej tyre kanë vdekur duke u munduar që të heqin borën.

Parashikuesit e motit kanë parashikuar se një shi i lehtë do të fillojë gjatë fundjavës dhe së bashku me të do të ngrihen edhe temperaturat.

Zyrtarët në zonën e Buffalo në shtetin e New York-ut kanë paralajmëruar se shqetësimi kryesor tani për tani është kërcënimi nga shembja e çative të ndërtesave.

Më shumë se 30 shembje janë raportuar tashmë në këtë zonë.

Guvernatori i shtetit të New York-ut, Andrew Cuoma ka thënë se varkat, çantat me rënë dhe pajisje të tjera tashmë janë dërguar në pjesën perëndimore të shtetit, në mënyrë që të jenë të gatshëm për emergjenca të mundshme.

“Nëse temperaturat ngrihen shpejt siç thonë edhe parashikuesit e motit, ka një nivel të lartë të rrezikut që ndërtesat të shemben dhe të ketë përmbytje të konsiderueshme”.

“Ne nuk kemi një top të kristaltë. Ne nuk mund të themi saktësisht se a do të ketë përmbytje. Ne nuk mund të themi se çfarë lloj ndërtesash janë të rrezikuara që të shemben. Përmbytjet mund të jenë të tmerrshme. Unë do të thoja vërtetë të tmerrshme. Përmbytjet mund të jenë më të këqija se bora”, ka thënë Guverantori Cuoma.

Me shumë rrugë ende të pakalueshme, shumë ndeshje futbolli janë shtyre apo dhe anuluar.

Por, paralajmërimi për përmbytje të mundshme mbetet ende në fuqi në qarqet si Erie, duke përfshirë këtu edhe qytetet Buffalo, Genessee, Wyoming, Chatauqua dhe Catteragus, raporton BBC, transmeton lajmi.net.