SHBA-të mposhtin Çekinë, kualifikohen në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mposhtur Çekinë 119 – 84.

Sport

31/07/2021 16:20

SHBA ka triumfuar ndaj Çekisë me rezultat 119-84, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për çekët që e mbyllën çerekun e parë në epërsi 25-18, por amerikanët u rikthyen në çerekun e dytë për të shkuar në pushim me epërsi 47 – 43.

Pjesa e dytë ishte tërësisht e dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në fund fituan me rezultat 119 – 84.

Më meritorët në suksesin e SHBA-ve ishin Jayson Tatum me 27 pikë, dy kërcime, një asistime dhe Kevin Durant me 23 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime.

Nërsa te Çekët u dallua Blake Schilb me 17 pikë, pesë kërcime e një asistim.

SHBA-të kualifikohen në çerekfinale të “Tokyo 2020”. /Lajmi.net/