SHBA-të mposhten për herë të parë nga ky shtet në basketboll

Kombëtarja amerikane e basketbollit këtë mëngjes ka treguar disa dobësi serioze.

Sport

24/08/2019 10:40

Dy ditë më parë, amerikanët festuan me një diferencë prej 16 pikëve kundër Australisë, dhe këtë mëngjes sipas orës sonë lokale, kanë zhvilluar miqësoren e dytë me këtë shtet.

Australia kësaj here festoi në Melbourne, duke mposhtur amerikanët me rezultat 98:94.

Ndeshja u ndoq nga më shumë se 50 mijë tifozë, dhe australianët drejt kësaj fitore i udhëhoqi Patty Mills që shënoi 30 pikë.

Përndryshe kjo ishte fitorja e parë e Australisë ndaj Shteteve të Bashkuara në 55 vjet, pas 26 përballjeve.

Në anën tjetër, kjo ishte humbja e parë e Amerikës në 13 vitet e fundit./Lajmi.net/