SHBA-të kanë financuar “pa dashje” militantë

Një raport në gazetën amerikane “New York Times” bën të ditur se zyrtarët afganë kanë dhënë një milion dollarë nga një fond sekret i CIA-s dhe katër milionë dollarë nga vende të tjera për të paguar lirimin e një pengu më 2010.

Bota

15/03/2015 14:45

Në raport thuhet se  kjo është vetëm një pjesë e listës së gjatë të shembujve se si mbikëqyrja e dobët dhe kontrollet e pakta financiare kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të financojnë pa dashje militantët afganë të cilë kanë luftuar kunër SHBA-ve.

Dokumentacioni i pagesës së shpërblimit është përfshirë në korrespondencën midis liderit të Al Qaeda-s, Osama bin Laden, dhe menaxherit të përgjithshëm të kësaj organizate terroriste, Atiyah Abd al-Rahman, që është paraqitur si provë nga prokurorët federalë në gjyqin e Abid Naseerit në Bruklin.

Abid Naseer

Abid Naseer

Nasser është operativ i Al Qaeda-s në Pakistan, i cili është dënuar këtë muaj për mbështetje të terrorizmit dhe konspiracion për të bombarduar një qendër tregtare në Londër.

Letrat janë zbuluar nga dosjet dhe dokumentet kompjuterike, të konfiskuara nga komandot e ushtrisë amerikane më 2011, kur u vra Bin Ladenin në Abotabad të Pakistanit.