SHBA-të dërgojnë 600 ushtarë në kufijtë lindorë të NATO-s

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë në Poloni dhe në shtetet e Baltikut 600 trupa ushtarake për të marrë pjesë në stërvitje.

Bota

22/04/2014 21:14

Pentagoni ka njoftuar se forcat amerikane, që janë të vendosura në Itali, pritet të arrijnë në Poloni gjatë ditës së mërkurë, me qëllim të fillimit të ushtrimeve, transmeton REL.

Përveç në Poloni, stërvitjet e trupave amerikane do të zhvillohen edhe në Estoni, Letoni e Lituani, që të gjitha këto shtete anëtare të BE-së dhe të NATO-s, që dikur i takonin ish Bashkimit Sovjetik.

Veprimi i SHBA-ve vjen pas vendimit të anëtarëve të NATO-s, të cilët kanë bërë thirrje për përforcime ushtarake në kufijtë lindorë.

NATO e ka bërë këtë kërkesë në kuadër të përpjekjeve për ta dekurajuar Rusinë.

Rusia, në anën tjetër, ka mijëra trupa në kufirin e saj me Ukrainën.

Moska thotë se nuk e ka në plan të ndërhyjë në Ukrainë, ndërsa i ka akuzuar shtetet perëndimore për rritjen e tensioneve me dërgimin e forcave në drejtim të Rusisë.