SHBA: Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes

Policia në San Bernadino është duke kërkuar tre persona të dyshuar, si sulmuesit në Qendrën për persona me aftësi të posaçme, në San Bernadino në Kaliforni.

Bota

02/12/2015 21:51

Sulmuesit kanë ikur nga vendngjarja me një veturë të zezë. Policia është akoma duke kërkuar ata, të cilët përshkruhen si persona të armatosur rënd, raporton lajmi.net.

Deri më tani raportohet për 20 persona të qëlluar, por nuk dihet saktësisht nëse ka të vdekur./lajmi.net