SHBA shënon një tjetër rekord në rastet ditore me COVID-19

SHBA ka shënuar një rekord të rasteve të reja ditore me COVID-19.

Bota

10/07/2020 09:40

Shtetet e Bashkuara panë një numër rekord të rasteve të reja të koronavirusit në një ditë të vetme të enjten, me 60,646 raste të reja të raportuara, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Ka të paktën 3,115,345 raste të koronavirusit në SHBA dhe më shumë se 133,000 njerëz kanë vdekur nga virusi, sipas njoftimeve të JHU.

Shifra rekord ditore e rasteve të reja të SH.B.A.-së arritën në 7 korrik, kur 60.021 raste të reja të koronavirusit u raportuan në të gjithë vendin, sipas të dhënave të Johns Hopkins. /Lajmi.net/