SHBA shënon gati 20 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA ka regjistruar gati 20 mijë raste të reja ditore me COVID-19.

Bota

01/06/2020 08:36

Të paktën 19.788 raste të reja me koronavirus dhe 600 vdekje të lidhura me virusin u identifikuan në Shtetet e Bashkuara të Dielën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Totali kombëtar tani është 1,790,191 infeksione të raportuara, përfshirë të paktën 104,381 vdekje.

Këta numra përfshijnë raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. /Lajmi.net/