SHBA rreth marrëveshjes mes MCC dhe Kosovës: Hap i rëndësishëm për rritjen më të qëndrueshme ekonomike
Ambasada e Shteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka përgëzuar qeverinë e Kosovës dhe MCC-në për vendimin që të përshpejtohet procesi i Programit të Kompaktit në takimin e sotëm.

Lajme
Në reagimin e ambasadës së SHBA-ve përmes një postimi në Twitter, shtohet se ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes ekonomike, shkruan lajmi.net.
Tutje, thuhet se kjo do ta transformojë sektorin energjetik të Kosovës në vitet e ardhshme.
“Urime të gjithë të përfshirëve për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim gjithçka që do të bëjmë përmes partneritetit tonë kompakt @MCCgov për të transformuar sektorin energjetik të Kosovës në vitet e ardhshme”, thuhet në reagimin e SHBA-ve. /Lajmi.net/
Congratulations to all involved for taking this important step towards more sustainable, inclusive economic growth for #Kosovo. We are looking forward to all we will do through our @MCCgov compact partnership to transform Kosovo’s energy sector in the coming years. https://t.co/ySL49gF1RN
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 5, 2022