SHBA regjistron më tepër se 20 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

03/06/2020 08:35

Të paktën 20,461 raste të reja me Covid-19 dhe 1.015 vdekje u raportuan në Shtetet e Bashkuara të Martën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Më shumë se 373,000 raste dhe gati 30,000 vdekje janë raportuar në shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e epidemisë së SHBA. /Lajmi.net/