SHBA regjistron mbi 48 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA vazhdon të regjistrojë shifra të larta të rasteve me koronavirus.

Bota

19/10/2020 09:42

Një total prej 48,210 rastesh të reja me Covid-19 u diagnostikuan në Shtetet e Bashkuara të dielën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net. Të paktën 388 vdekje të reja të lidhura me virusin u raportuan gjithashtu.

Të paktën 8,154,594 raste me koronavirus janë identifikuar tani në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke vrarë të paktën 219,674 njerëz, sipas vlerësimit të universitetit.

Në total përfshihen raste nga 49 shtete, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.

Shteti i Wisconsin nuk raportoi numra të Dielën. Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore Wisconsin njoftoi të shtunën se për shkak të mirëmbajtjes rutinë dhe azhurnimeve në sistemin e tyre të raportimit të të dhënave, ata nuk do të raportonin ndonjë të dhënë të re të shtunën ose të dielën. /Lajmi.net/