SHBA regjistron mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA ka publikuar bilancin ditor të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19.

Bota

26/05/2020 07:43

SHBA ka të paktën 1,662,302 raste të koronavirusit dhe 98,220 vdekje të lidhura me virusin, sipas njoftimeve të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Të hënën, Johns Hopkins raportoi 19.056 raste të reja dhe 500 viktima.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

New York mbetet shteti më i goditur, me 362.764 raste dhe 29.229 vdekje. New Jersey, Illinois dhe California ndjekin. /Lajmi.net/