SHBA pret të respektohet vendimi i Gjykatës (së pavarur) Kushtetuese

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë pret nga liderët politikë të Kosovës që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja të vendit. 

Lajme

29/08/2014 10:24

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdon të pres nga të gjithë liderët e Kosovës që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të pavarur”, thuhet në përgjigjen e kësaj ambasade dërguar Kohës Ditore.

Ambasada nuk ka komentuar nëse Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt një krize institucionale edhe pas vendimit të Kushtetueses mbi aktgjykimin mbi seancën konstituive dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Ky vendim e përforcon përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e çështjeve ligjore në mënyrë transparente dhe demokratike, që pasqyron përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.