SHBA premton vazhdim bashkëpunimi për sistemin prokurorial

Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtojnë vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes për sistemin prokuroria edhe në të ardhmen në Kosovë.

Lajme

10/11/2014 16:04

Këtë e ka thanë ambasadorja e këtij vendi në Kosovë, Tracey Ann Jacobson në një takim me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Sipas një komunikate për media , thuhet se Jacobson ka vlerësuar shumë bashkëpunimin me sistemin prokurorial, në veçanti, por edhe me tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa Hoxha tha se ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë shumë e rëndësishme në funksionalizimin dhe forcimin e këtij sistemi.

Ai po ashtu, ka kërkuar që mbështetja dhe bashkëpunimi në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit, u.d. i Kryeprokurorit Hoxha ka njoftuar Ambasadoren Jacobson për punën e sistemit prokurorial, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe krimit në përgjithësi dhe në të njëjtën kohe ka kërkuar ndihmën amerikane ashtu që lufta kundër këtyre dukurive të jetë sa më efikase.