SHBA përshëndesin raundin e fundit të dialogut Serbi-Kosovë

Marrëdhëniet e SHBA-ve dhe Serbisë po forcohen dhe janë në rrugëtimin fillestar, thuhet në letrën që në emër të Barack Obamës e ka dërguar John Kerry për kryetarin e Serbisë Tomisllav Nikoliq.

Lajme

16/04/2015 23:19

Në këtë letër, siç thotë B92, SHBA-të pajtohen me vlerësimin e kryetarit Nikoliq se roli i Serbisë, si në planin rajonal ashtu dhe në atë global, ka ndryshuar shumë në vitet e fundit.

SHBA-të po ashtu kanë përshëndetur raundin e fundit të suksesshëm të dialogut me Prishtinën, transmeton koha.net.